Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar nga Shkodra për akuzat e opozitës, se deputetët demokratë u kërcënuan me armë nga policia.
Ai tha se e drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga ana e policisë kurse e drejta e dhunës, shkatërrimit e goditjes së punonjësve të policisë nuk do të tolerohet.
Megjithatë ai ka siguruar se efektivët në protesta nuk pajisen me armë zjarri, duke hedhur kështu poshtë akuzat e opozitës.
“Efektivët në protesta nuk pajisen me armë zjarri”, ka thënë ministri.
“Keqardhje për opozitën, që ushtroi dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe gardës, që ishin atje për të kryer detyrën,. E drejta e tubimit garantohet nga ana e punonjësve të policisë, ndërsa e drejta e dhunës, goditjes, shkatërrimit, goditjes së policisë, nuk tolerohet. Policia është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentativë të nxjerrjes së armës nga efektivi, në ligjin për tubimet është e përcaktuar nga rastet kur përdoren armët e zjarrit, nuk kanë pasur dhe s’kanë qenë të pajisur me armë zjarri. Sulmi i deputetëve ndaj policisë dhe gardës, në prag të marrjes së ditës së negociatave dhe anëtarësimit së Shqipërisë në BE, nuk është i pranueshëm sepse forcat e policisë dhe Garda është për të mbrojtur institucionet kushtetuese.
Forcat e policisë kanë qenë atje për të bërë detyrën dhe mbrojtjen e institucioneve, ndjej keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe imponimit të kësaj maxhorance me mjete shkatërruese djegëse, nuk është forma e duhur dhe ndesh me parimet e demokracisë”, u shpreh Hoxha.
“Mosbindja civile është term që po keqpërdoret, policia është për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike konform ligjeve, asnjë kapërcim tjetër asnjë kapërcim tjetër nuk do lejohet në kuadër të mbrojtjes së institucioneve”, shtoi ai.