Gjykata e Strasburgut e quan të ligjshëm përgjimin nga aplikacioni i bisedave të EncroChat, të cilin e kanë përdorur kryesisht persona të përfshirë në botën e krimit.
Personazhe të krimit janë në vështirësi pas këtij vendimi, pasi në shumë vende janë ndërmarrë aksione ndërkombëtare bazuar në bisedat e zbërthyera nga Enchro dhe Sky.
Ky vendim do të ketë impakt edhe në Shqipërisë, pasi janë kryer shumë hetime nga SPAK, bazuar në bisedat e zbardhura në Francë nga këto aplikacione. Për zbërthimin e bisedave, Strasburgu thotë se janë të ligjshme dhe mund të përdoren si prova.
Në Shqipëri, një prej personazheve të arrestuar, biznesmeni Pëllumb Gjoka ka bërë një padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon rrëzimin provave të SPAK në lidhje me përgjimet e EncroChat.