Ballina Aktualitet Humbi rrugën, gjendet pas 4 orësh kërkime turisti gjerman. Grupet e kërkim...

Humbi rrugën, gjendet pas 4 orësh kërkime turisti gjerman. Grupet e kërkim shpëtimit e kthejnë në Theth

 

Ditën e djeshme në datën 16 tetor rreth orës 17:00 Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë skuadra e Valbonës pranoi një thirrje nga një shtetase gjermane se vëllai i saj ka humbur orientimin përgjatë shtegut malor që kishte zgjedhur të eksploronte, menjëherë pasi u bë analizimi i të dhënave dhe marrja e kontaktit me personin e humbur u bë koordinimi me banorët e Thethit pasi distanca ishte më e afërt nga Thethi, pas rreth 4 orësh kërkimesh turisti gjerman u kthye në Theth në gjendje të mirë shëndetësore.
Duke falenderuar banorët e Thethit për bashkëpunimin përsërisim edhe njëherë thirrjen të mos udhëtoni vetëm, shoqërohuni gjithmon nga një udhërrëfyes turistik lokal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks