Ballina Kronike Pjesë e një organizate kriminale për trafik narkotikësh dhe vjedhje me dhunë,...

Pjesë e një organizate kriminale për trafik narkotikësh dhe vjedhje me dhunë, policia arreston 41 vjeçarin për llogari të Interpolit në Itali

Policia e Shtetit

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizon një tjetër operacion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 20”, u kap në Laç dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, një 41-vjeçar (shtetas shqiptar) i kërkuar nga autoritetet italiane.

Ky shtetas akuzohet nga Gjykata e Firences, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve dhe për vjedhje dhe dhunë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale organizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 20”, gjatë të cilit u kap në fshatin Gjormë, Laç, dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Gjormë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Vjedhja me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks