ROME, ITALY - SEPTEMBER 6: Fratelli d???Italia political party leader Giorgia Meloni attends the television talk-show "Porta a Porta" broadcast on the Rai Uno channel, on September 6, 2022 in Rome, Italy. Italians head to the polls for general elections on September 25, 2022. (Photo by Antonio Masiello/Getty Images)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke folur në Senatin në Romë përpara Këshillit Evropian të 17-18 tetorit, iu referua qëndrimit të vendit të saj për menaxhimin e flukseve migratore.

Kryeministrja italiane theksoi se “qasja e Evropës ndaj emigracionit ka ndryshuar, falë edhe kontributit italian”, ndërsa shtoi se “Italia është kthyer në një model për të luftuar imigracionin e paligjshëm ”.

Ajo theksoi se këtë vit, krahasuar me vitin 2023, zbarkimi i emigrantëve të parregullt është ulur me 60%, ndërsa ka nisur të ulet edhe numri i personave që humbasin jetën në det.

“E vetmja mënyrë për të parandaluar tragjedi të mëtejshme në det është parandalimi i zbarkimeve dhe luftimi i trafikantëve që veprojnë pa ngurrim”, theksoi Meloni.

Duke iu referuar hapjes së qendrave italiane për azilkërkuesit në Shqipëri, Georgia Meloni shtoi:

“Dy qendrat në Shqipëri filluan të funksionojnë, jemi shumë të kënaqur. Kjo është një rrugë e re, e guximshme që mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë Bashkimit Evropian. Falënderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithë qeverinë e tij për besimin në gjithë këtë nismë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu