Deputeti  i Shkodrës Agron Çela pjesë e ceremoninë së hapjes të xhamisë së Namazgjasë, takohet me presidentin turk Erdogan dhe kryeministrin Rama.

Statusi Çeles:

 

Hapja e dyerve të Xhamisë së Namazgjasë 🕌, është një nga lajmet më të bukura të këtij tetori jo vetëm për besimtarët mysliman, por për çdo qytetar të Shqipërisë, tokës së harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. I lumtur të isha pjesë e kësaj ceremonie dhe e një takimi të veçantë me presidentin Turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrin Edi Rama. I shpreha falenderimet e mia presidentit Erdogan për këtë dhuratë që i ka bërë popullit tonë, por edhe për të gjithë mbështetjen e dhënë në vazhdimësi Shqipërisë. Kjo Xhami në zemër të Tiranës, i shton edhe më shumë bukurinë kryeqytetit shqiptar dhe vlerave që mbartin si komb, që ndër shekuj na kanë dalluar mes kombeve tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu