Në vijim të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, në tre ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu me intensitet mesatar, i cili në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës do të shoqërohet me shtrëngata.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në komunikim të ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat qendrore të sistemit të mbrojtjes civile për të rritur gatishmërinë sipas nevojës.

Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë në gatishmëri me mjete dhe pajisje të nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence.

Një thirrje u drejtohet qytetarëve të qarqeve Lezhë dhe Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet për çdo situatë të mundshme.

#emergjencatcivile #mbrojtjacivile #civilprotection #AKMC #MoD #IGJEO

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu