Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Zjarri ka rënë rreth orës 18:30 në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit, në katin e dytë.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.