Dhoma e Avokatisë ka nisur në të gjithë vendin një tur trajnimesh me avokatët, që kanë në fokus prezantimin e Udhërrëfyesit të Gjykatës Kushtetuese. Ndryshimet ligjore në kodin penal, civil dhe administrativ i japin mundësi qytetarëve të ankimojnë problemet që hasin në shkallët e gjyqësorit. Kreu i dhomës së avokatisë Maksim Haxhia shprehet se mangësit e reformës në drejtësi po bëjnë që shumë vendime të gjyqtarëve e prokurorëve të kenë probleme të theksuara.
Të njëanshme, të frikësuara dhe me një nivel të lartë papërgjegjshmërie i cilëson dhoma e avokatisë një pjesë të këtyre vendimeve, për të cilat po mbledh shkeljet proceduriale që t’ju a bëjë të njohura institucioneve të drejtësisë.
Udhërrëfyesi i Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me rastet kur gjykatat e tjera cënojnë interesat dhe të drejtën e një individi.
Në këtë trajnim të mbajtur në Shkodër, u fol edhe për Drejtësinë Miqësore për të miturit, Kodin Penal dhe luftën si një detyrim ligjor kundër pastrimit të parave.