Ngjarjet kriminale që kanë goditur vendi tonë, kanë nxjerr zbuluar policinë e shtetit, duke dëshmuar për forcën e ulët zbuluese të saj përballë vrasjeve që vijojnë të mos ndalen. Këtë fundjavë trupa speciale e RENEA-s ka zbarkuar në Shkodër me kontrolle, që pas vrasjes së Ismet Çekorjes. Policia e Shtetit, është dislokuar me kapacitetet e saj, në përpjekje të zbardhjes së ngjarjeve dhe kapjes së personave me rrezikshmëri të lartë që qarkullojnë të armatosur. Mbrëmjen e kësaj të diele kontrollet janë zhvendosur në lagjen “Perash” ndërsa në fokus janë automjetet e dyshimta që lëvizin nëpër qytet. Mbetet për tu parë rezultati që do të kenë.