Tronditet Klosi këtë mesditë, ndërsa raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri një i ri, rreth 17 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Burime per newspower.al thonë se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Viktima paraprakisht raportohet se është rreth 17 vjeçar, ndërsa ka të paktën dy të plagosur, mes tyre edhe babai i viktimës. Viktima në Klos identifikohet si Danjel Hasula, autor i ngjarjes dyshohet se është Besnik Mjeshtri
Konflikti ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula, ku kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njeri-tjetrin prej kohësh.






