Reshje të dendura të shiut kanë përfshirë qytetin e Shkodrës, duke sjellë probleme në qarkullim.

Si pasojë e dendisitetit të lartë, në disa rrugë ka patur nivel të lartë uji. Për shkak të reshjeve dhe motit të keq, ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Bashkia Shkoder, në një postim në Facebook, ka ndarë disa informacione të rëndësishme në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq me reshje të shumta shiu. Ndër to:

– Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme në qytetin e Shkodrës

– Ka prezencë të shtuar uji pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhë pranë Urës Dërvishbeg

– Nga ana e Bashkisë Shkodër, janë të angazhuar në terren të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Policisë Bashkiake.

– Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka në terren punonjës dhe mjete të specializuara për largimin e ujit por intensiteti i lartë i reshjeve që vazhdon e bën të vështirë ndërhyrjen.

– Si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike

– Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gadishmëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu