Ballina Aktualitet Siguria kibernetike/ Zv. drejtoresha e AKSK-së, Faber: Gjatë vitit të kaluar ka...

Siguria kibernetike/ Zv. drejtoresha e AKSK-së, Faber: Gjatë vitit të kaluar ka patur 49 sulme në Shqipëri

Sulmet kibernetike po njohin rritje vitet e fundit në Shqipëri, ku vetëm për vitin 2024 janë regjistruar 20 të tilla, ndërsa në 2 vite plot 69. Shifrat u bënë publike nga Floreta Faber, zv drejtore e përgjithshme e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Publike gjatë një trajnimi të zhvilluar në Shkodër me punonjës të administratës publike. Trajnime të tilla synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet digjitale dhe përmirësimin e aftësive për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Eksperti ndërkombëtar Besnik Limaj deklaroi se 70% e sulmeve kibernetike vijnë nga pakujdesia individuale e punonjëse, ndaj Shqipëria duhet të forcojë ekipet mbrojtëse të sigurisë kibernetike.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, ka trajnuar deri më tani 2400 individ në qytetet kryesore të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks