Për herë të parë, pas javës së 6 të Superligës, Vllaznia udhëheq kampionatin me diferencë nga ndjekësit. Shkodranët siguruan fitoren e 3 radhazi, teksa këtë fundjavë mposhtë me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin.

“Është kënaqësi për një sulmues të shënojë dhe në ndeshjen numër 100 duhet ta festoja. Një rezultat që na kënaq shumë se solli fitoren dhe sot për ne kundër Ballshit kishte vetëm një rezultat. Na bente punë vetëm fitorja,”-u shpreh Bekim Balaj, kapiten i Vllaznisë.

Pas 6 ndeshjeve të para Vllaznia mban kreun me 13 pikë, 2 më shumë se Egnatia e vendit të dytë dhe 4 më shumë se Elbasani dhe Partizani që mbajnë respektivisht vendin e 3 dhe të 4. Tirana është e 8 me 6 pikë, Bylisi i 9 me 5 pikë, ndërsa tabelën e klasifikimit e mbyll Laçi me 3 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu