Edhe pse kanë kaluar tre muaj që nga zhdukja e Ervis Martinajt, Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku nuk e ka ende një përgjigje për fatin e “mbretit” të lojërave të fatit.
Rrumbullaku është e disata herë që gazetarët por edhe opinioni publik i kërkon një përgjigje se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn, është gjallë apo është rrëmbyer dhe më pas zhdukur. Por megjithatë drejtori i policisë u shpreh se nuk ka asgjë për të shtuar, ndërsa theksoi se po ushtrohen kontrolle dhe po ndiqet procesi i hetimit për fatin e Ervis Martinajt.
“Ne jemi duke punuar. Kemi struktura që po ndjekin rastin jemi në ecuri të procesit. Nuk kam asgjë më tepër për të deklaruar.” tha Rrumbullaku.
Që prej 9 Gushtit, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur. Për herë të fundit Ervis Martinaj është parë në zonën e Durrësit, më pas në Zogun e Zi në Tiranë, ndërsa gjurmët e fundit të tij janë në zoënën e Shijakut ku edhe përflitet se është shitur nga një grup kriminal që operon në këtë zonë. Deri më tani në pranga për çështjen e Martinajt është arrestuar vetëm polici Jeton Lami i cili edhe pse duhet të arrestonte Ervis Martinajn, bënte të kundërtën duke e ruajtur atë.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku u tregua i qetë dhe tha se hakerat nuk kanë arritur të marrin informacionet e klasifikuara. Madje dhe publikimi i fundit i emrave dhe punonjësve të policisë dhe agjentëve për drejtorin e policisë nuk janë sekret shtetëror.
Muhamet Rrumbullaku: “Është një listë emrash. Pavarësisht se identifikohen dhe janë punonjës policie nuk kanë të bëjnë me informacionoin e klasifikuar sekret shtetëror dhe as me sistemet e policisë së shtetit.
I druheni publikimit të informacioneve sensitive të policisë?
Muhamet Rrumbullaku: Ne disponojmë 100% informacionin tonë. Asnjë informacion I klasifikuar pavarësisht deklaratave. Ne nuk kemi asgjë të ekspozuar.
Është pretenduar se kanë sistemin DIPSI
Muhamet Rrumbullaku: Sistemi DIPSI është motor kërkimi. Nuk ka informacion nuk ka databazë nuk ka të dhëna. Por ekspertiza do të japë fjalën e fundit.
A ka frikë mes policëve pas publikimit të emrave?
Muhamet Rrumbullaku: Nuk ka asnjë lloj frike. Punonjësit e policisë nuk janë në presionin e askujt. Gjithsecili vazhdon funksionin e tij përkatës.
Drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar sot në prezantimin e projektit të OSBE kundër trafikimit të qenieve njerëzore se krimi i organizuar në Shqipëri kërkon të sfidojë drejtësinë dhe rendin në vend.
Nuk lidhet vetëm me pasurimin e disa personave apo grupeve kriminale, tha ai , por shkon më tej.
Akademia e sigurisë duhet të zbulojë duke rritur kapacitetet e stafit akademik dhe duke sigururar programe afatgjata trajnimi dhe përmirëim të kurrikulave. Jemi të ndërgjegjshëm që institucionet e drejtësisë penale kanë një mision të rëndësishëm: Atë të përballjes me krimin e organizuar i cili nuk kërkon thjesht pasurimin e disa personave apo grupeve kriminale, por kërkon të sfidojë drejtësinë, rendin e sigurinë e kërkon të pengojë zvhillimin demokratik të vendit,” tha Rrumbullaku.






