Shkolla “Muhamet Hasmuja” në Ktosh të Malësisë së Madhe është rikonstruktuar dhe ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga ambientet e reja të shkollës.

“MIRËMËNGJES

dhe me shkollën e rilindur “Muhamet Hasmuja” në Ktosh të Malësisë së Madhe, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që sapo ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, me ambiente tërësisht të rikonstruktuara, nga klasat e mësimit te ambientet sportive, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu