Kombëtarja shqiptare është mundur me rezultatin 0-1 në ndeshjen e sotme në “Air Albania” përballë Gjeorgjisë, duke zhgënjyer jo pak mijëra tifozë në stadium, por edhe ata që e kanë ndjekur nga shtëpitë.

Pas një pjesë të parë të barabartë, ku të dyja skuadrat patën secila nga gjashtë raste të pastra shënimi, pa asnjë gjuajtje në portë, pjesa e dytë solli një tjetër ritëm.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes gjerogjianët arritën të zhbllokojnë rezultatin me një goditje të forta nga jashtë zone.

Ishte Koçorashvili i cili në minutën e 71 shkarkoi të djathtën e tij duke prekur fillimisht traversën dhe më pas topi përfundon në rrjetë.

Gjeorgjianët patën një tjetër rast për shënim në minutat e fundit të sfidës, por Starakosha nuk e lejon.

Pas kësaj side Gjerogjia mban vendin e parë me 6 pikë të plotë, në vend të dytë Shqipëria me pikë të barabarta me Çekinë por me golavarzh më të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu