Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha.
E njohur për lirimet nga burgu të personazheve të botës së krimit, ajo është dënuar me 3 vite burg për Korrupsion.
Ajo u dënua më 14 shkurt të këtij viti me 3 vjet burgim, por përfitoi uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
KLGJ vendosi më 17 mars që ta largojë nga detyra ish-gjyqtaren.









