Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, pas 2 vitesh në detyrë, i ka dorëzuar ministrit të Brendshëm dorëheqjen, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve.
Kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit të ri.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha do të mbledhë të premten në orën 10:00 të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.
Gjatë mbledhjes, e cila është e para e Hoxhës që ku mori postin e ministrit më 28 korrik, pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, kryesisht për procedurën e përzgjedhjes së kreut të policisë, drejtorëve vendorë.
Këto pozicione me ligjin e ri do të përzgjidhen me komision. Burimet thonë se mund të ketë hapje të garës për drejtues në qarqe dhe drejtor të përgjithshëm, në bazë të ligjit të ri të policies.