Akset kombëtare rrugore në vend do të monitorohen  në kohë reale  nëpërmjet kamerave të vendosura në pika të ndryshme.

Zv.kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës inspektoi punimet e fundit në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut. Projekti do të nisë fillimisht monitorimin e 200 kilometrave të para ku përfshihet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, i gjithë aksi nga Tirana deri në Vlorë, si dhe segmenti Vorë – aeroporti i “Nënë Tereza”, për të vijuar më tej edhe me segmentet e tjera rrugore.

Të dhënat që kjo Qendër do të administrojë, do të shërbejnë  më pas edhe si një udhërrëfyes për projektet e ardhshme në infrastrukturën rrugore.Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut vlerësohet  si një prej projekteve më të rëndësishme dhe inovatore, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Rreth 200 punonjës do të jenë pjesë e kësaj Qendre të cilët do të mbikëqyrin në kohë reale akset rrugore të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu