Kryeministri Edi Rama ka publikuar tabelën e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për muajin korrik, ku Shqipëria kryeson listën për rritjen e pasagjerëve në Rinas.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shkruan se rritja e numrit të pasagjerëve me 200% është një sukses për imazhin e vendit tonë, teksa “thumbon” opozitën duke thënë se këto shifra u acarojnë nervat dhe i bën që të nxjerrin nga goja gjithëfarë çudirash.

Në fund, Rama ngre edhe pyetjen se çfarë 4 mijë japonezët, 20 mijë australianët apo 35 mijë kanadezët këtë vit, që nuk e kanë vizituar më parë Shqipërinë.

JA EDHE TABELA E KËSHILLIT NDËRKOMBËTAR TË AEROPORTEVE PËR KORRIKUN, ku përsëri SHQIPËRIA KRYESON me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve, e cila është pasqyrë shumë e qartë e “boshatisjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit

Është e habitshme po jo edhe aq, që ky sukses i cili po e ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, përveçse po sjell të vlera të reja të shtuara për ekonominë, disa shqiptarëve mes nesh u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithëfarë çudirash

Ka prej tyre që thonë se këta miliona njerëz që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë vit gjermëtani, qenkan të tërë shqiptarë të larguar nga qeveria e poshtër, të cilët vijnë për të parë njerëzit e tyre!!!..

Po edhe sikur të ishte e vërtetë kjo çudi dhe 4 mijë japonezët, 20 mijë australianët apo 35 mijë kanadezët që kanë zbritur këta muaj nga avionët në Tiranë të jenë të gjithë shqiptarë, pyetja është pse nuk erdhën më parë dhe çfarë i solli këtë vit?”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu