Ballina Aktualitet Zjarret në Fan dhe Orosh marrin përmasa të mëdha, nis ndërhyrja nga...

Zjarret në Fan dhe Orosh marrin përmasa të mëdha, nis ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar

Helikopteri Cougar dhe rreth 60 efektivë të Forcave të Armatosura u janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e vatrave të zjarrit që po zhvillohet në një sipërfaqe me pishë e shkurre, në njësitë administrative Fan dhe Orosh të bashkisë Mirditë.

Së bashku me punonjës të strukturave vendore, mjete zjarrfikëse, forcat operacionale e kanë përqendruar punën në mbajtjen e zjarrit larg banesave në fshatrat Xhuxhë, Shëngjin e Petoq, të njësisë administrative Fan, në rrugën që shkon në Shëngjin.

Në ndihmë të këtyre forcave janë edhe zjarrfikës nga bashkitë e Tiranës e Kamzës me mjetet e tyre. Të tjera forca janë duke punuar për izolimin e zjarreve në 5 vatrat e tjera aktive në Kurbin, Kukës, Vlorë, Shkodër e Korçë, ku situata është nën kontroll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks