Ballina Kronike Kultivonin kanabis në malet e Pukës dhe Mirditës, SPAK kopsit dosjen e...

Kultivonin kanabis në malet e Pukës dhe Mirditës, SPAK kopsit dosjen e dërgon në gjykatë “grupin kriminal”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të 17 të pandehurve të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Nga hetimi rezulton se të pandehurit Leon Ndrecaj, Ilir Prengaj dhe Gjin Kola “në rolin e drejtuesve kanë krijuar një grup kriminal” në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë pjesë e këtij grupi duke u përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen më pas të saj.
Ndërkohë grupi kriminal kishte mbështetjen edhe të një polici pranë komisariatit të policisë së Pukës dhe kryeplakut të fshatit Pletë në Pukë.
“Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në zonat kufitare malore të qarkut Shkodër (Pukë) dhe Lezhë (Mirditë), më pas është përpunuar në vende të posaçme me qëllim shitjen e saj.
Grupi kriminal ka patur edhe mbështetjen e strukturave të policisë së shtetit dhe strukturave vendore ku është provuar që ata kishin mbështetjen e të pandehurit Kastriot Bicukaj me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, si dhe të pandehurit Hilë Marnikolaj, me detyrë Kryeplak i fshatit Pletë Pukë” informon sot SPAK.
Veprimtaria kriminale ka filluar nga muaji tetor i vitit 2020, duke vazhduar më pas në vitin 2021 ku nëpërmjet veprimeve hetimore dhe provave të mbledhura ka rezultuar i dokumentuar dhe i provuar ky aktivitet kriminal dhe përgjegjësia penale konkrete e të pandehurve.
Prokuroria kërkon që të merren të pandehur
Leon Ndrecaj akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitja e narkotikevë” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333a/1 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal; si dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal;
Gjin Kola dhe Ilir Prengaj akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitja e narkotikevë” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333a/1 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal;
Miri Rrapi, Zef Lalaj, Danjel Lalaj, Gentian Ndoj (Marinaj), Tanush Lekgegaj, Aleks Këdheli, Tor Sherri (Vitor), Leonard Kola, Ylli Veshi, Gentjan Stafa (Lalaj), Samuel Marku, Eriglen Sulaj, Kastriot Bicukaj dhe Hilë Marnikollaj akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal,në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitja e narkotikevë” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Arrestimi
Arrestimet u kryen në tetor 2021 në kuadër të operacionit “Qafa e Helmit” . Ky operacion ishte vijim i operacionit policor “Qafa e Helmit 1”, i zhvilluar në muajin gusht 2021, nga ana e Drejtorisë Hetimore, si rezultat i të cilit janë asgjësuar 4000 rrënjë cannabis sativa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks