Ballina Kronike Me dy pistoleta në makinë, kapen dy persona, policia i gjen edhe...

Me dy pistoleta në makinë, kapen dy persona, policia i gjen edhe 7 telefona

Dy persona janë arrestuar për armëmbajtje pa leje nga policia në Tiranë dërsa u sekuestruan edhe dy armë zjarri pistoleta.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethit të Selitës, në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selita”.      

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 36 vjeç dhe A. B., 42 vjeç.

Në afërsi të rrethit të Selitës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. H. dhe pasagjer shtetasin A. B.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare,” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks