Zeki Oz, 35 vjeç është ekstraduar drejt Gjermanisë. 35-vjeçari gjerman u ndalua në Morinë rreth 2 muaj më parë pasi rezultoi se akuzohet nga autoritetet gjermane, për plagosje dhe për vjedhje.
Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në një vendparkim automjetesh në Heiningen, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale. Policia e Shtetit vijon intensivisht bashkëpunimin me homologët, për të kapur dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht.
Policia e Shtetit”
Operacioni “Para drejtësisë”, ekstradohet në Gjermani, një shtetas i akuzuar për plagosje dhe vjedhje, në një vendparkim automjetesh në Heiningen.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me homologët e Interpol Wiesbaden, specialistët e Interpol Tiranës finalizuan procedurën për ekstradimin nga Shqipëria në Gjermani, të shtetasit gjerman, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Z. O., 35 vjeç.
Ai u ndalua në PKK Morinë, rreth 2 muaj më parë, pasi rezultoi se akuzohet nga autoritetet gjermane, për plagosje dhe për vjedhje. Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në një vendparkim automjetesh në Heiningen, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale.
Policia e Shtetit vijon intensivisht bashkëpunimin me homologët, për të kapur dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht.