Ballina Kronike I riu shqiptar kapet me “të bardhë” në Itali, policia e arreston,...

I riu shqiptar kapet me “të bardhë” në Itali, policia e arreston, gjykata e lë të lirë

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në datën 15 gusht, kurse gjykata ka dhënë masën e arrestit shtëpiak, për posedim dhe shitje të kokainës.

Autoritetet publikuan edhe emrin e të dyshuarit, Hekuran Kalemi, një emigrant rezident në vendin fqinj, që njëkohësisht edhe punonte.

Media e vendin fqinj raporton se ai u ndalua orët e vona të së enjtes, me 80 gramë kokainë të paketuar, peshore elektronike precize dhe disa sende të tjera, në banesën e tij në Corfinio. I riu doli para gjykatës së Sulmonës, teksa gjyqtarja Alessandra De Marco aprovoi masën e shtrëngimit me izolim në banesë, e kërkuar edhe nga prokurori.

Në seancën e mbajtur, Kalemi me ndihmën e një përkthyesi, deklaroi se droga e gjetur në shtëpi ishte e destinuar ekskluzivisht për përdorim personal. Megjithatë, arsyetimi nuk u konsiderua i besueshëm nga gjyqtarja, e cila konfirmoi “indikacionet e rënda të fajit ndaj tij”.

Kurse pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokatja Arselinda Soshi, u përpoq të vinte në dyshim vlefshmërinë e dokumenteve hetimore. Në përfundim u vendos izolimi në banesë dhe refuzimi i lejes që shqiptari të shkonte në punë.

24-vjeçari u ndalua në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për festën e “Ferragosto-s”. Policia njoftoi se hetimet janë ende aktive për rastin, “për të rindërtuar të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës dhe zhvillime të mëtejshme që mund të përfshijnë subjekte të tjera nuk mund të përjashtohen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks