Shtetasja amerikane Tracy Shannon Lyn, ka denoncuar këtë të mërkurë në polici se vajza e saj e mitur Zynlee Ryan është rrëmbyer nga babai i saj Thomas Hollenbeck. Sipas Shannon Lyn, Thomas Hollenbeck ka kaluar ilegalisht kufirin malazezo-shqiptar me vajzën e tyre gjashtëvjeçare. Shannon Lyn është njoftuar përmes Ambasadës Amerikane në Podgoricë se ai ka kërkuar pasaportë për fëmijën në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Ndërsa, Interpoli është informuar për rrëmbimin e fëmijës dhe i takon të urdhërojë Ambasadën Amerikane në Tiranë që të kërkojë ekstradimin e fëmijës gjashtë vjeçar te nëna në Mal të Zi. Në deklaratën e saj në polici, Shannon Lyn tha se Thomas Hollenbeck ishte dënuar për disa vepra penale. Nga SHBA, Shannon Lyn dhe fëmijët e saj u shpërngulën në Mal të Zi, Tivar, katër vjet më parë./primorski.me/

 

Bar: Otac kidnapovao maloljetnu kćerku i napustio Crnu Goru

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu