Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti pranë Thumanës, fatmirësisht pa të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin e rrugës Fushë Krujë-Milot.
Mësohet se janë shoqëruar disa persona, teksa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.Automjeti ndodhet në komisariatin e Kurbinit ndërsa po hetohet ngjarja.