Pas shpalljes së mos kompetencës nga Prokuroria e Shkodrës, dy operacione antidrogë të zhvilluara në vitin 2022 që nuk kishin lidhje më njëra-tjetrën po hetohen nga Prokuoria e Posaçme. Në seancën e parë në Gjykatën e Posaçme, 12 persona u njohën më masat e sigurisë. Hetimi i Prokurorisë së Shkodrës zbuloi në një episod në fshatin Oblikë u zbuluan rreth 86 kg lëndë narkotike.
Në atë ambient u zbuluan edhe disa gra të cilat kishin ardhur për të përpunuar lëndën narkotike. Mes tyre ishte edhe shtetësja D.H për të cilën prokuroria tha se ajo kishte punuar edhe për një tjetër grup të kultivimit të bimëve narkotike, ku dhe në atë operacion janë gjetur 130 kg kanabis sativa. Përfshirja e saj në këtë dy grup bëri bashkë dy operacionet duke i ngarkuar më pas grupin e strukturuar kriminal. Sipas dosjes, në banesën e Pjetër Gjonit pas marrjes së informacioneve në një banesë të braktisur u gjetën të paketuara 86 kg lënde narkotike si dhe disa gra që ishin punësuar aty.
Në dosje thuhet se gratë ishin marrë nga rrethinat e Malësisë së Madhe dhe Krujës e ndërsa ata punon me 20 mije lekë ditën dhe se këtë aktivitet e ushtronin prej kohësh. Në dosjen e prokurorisë episodi i dytë me zbulimin e 130 kg kanabis sativa u identifikua në fshatin Vallës. Sipas policisë në atë territor të bashkisë Shkodër u zbuluan 32 mije bimë narkotike.
Por duket se përfshirja në atë grup edhe shtetas D.H ka nxitur akuzën e Shkodrës që dosjen t’ja përcjellë SPAK-ut për grup kriminal. Veprimet më të qarta hetimore duket se janë kryer në operacionin Vallas ku mes personave nën hetim janë zbuluar komunikime ku tregohet se kishin dijeni për lëvizjet e policisë, apo koordinatat që efektivët merrnin për asgjësim të drogës./oranews