Në kuadër të 30 korrikut, Ditës Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Bashkia Shkodër ka nisur një fushatë sensibilizuese kundër shfrytëzimit të fëmijëve në situatë rruge. Nën moton “Mos dhuro para”, specialistë të shërbimit social kanë qenë në hyrje të Shkodrës dhe në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Por paradoksi i kësaj nisme qëndron në faktin se ndërsa bashkia e pranon zyrtarisht se këto fëmijë po shfrytëzohën dhe janë prezent në cdo orë të ditës në rrugët e qytetit, ajo nuk ndërhyn së bashku me policinë për ti larguar nga rruga dhe për të vënë para përgjegjësisë shfrytëzuesit e tyre, por bën thirrje të mos dhurohen para. Në cdo vend të botës, e ku edhe Shqipëria nuk bën përjashtim, raste të tilla goditen duke i larguar fëmijët nga rruga dhe strehuar në qëndra të përkujdesit social, ndërsa personat që i shfrytëzojnë përballen me ligjin. Cuditërisht në Shkodër nuk ndodh, por zgjidhen të tilla demostrime sa për të treguar se gjoja institucionet punojnë.