Arrestohet me urdhër të SPAK, kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Ndërkohë bëhet me dije se janë arrestuar edhe ish-oficerja e Krimeve të Rënda, shtetasja me inicialet E. D., si dhe avokati me inicialet R.C. deri më tani nuk dihen arsyet e arrestimit të Zarkës dhe dy të tjerëve.

Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.

Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu