Në vitin e fundit të mandatit të tretë, Kryeministri Rama ka vendosur t’u besojë tre drejtorëve të papërfolur dhe të pakonsumuar tre ministritë më të rëndësishme në vend.

Kështu në krye të Ministrisë së Brendshme, largohet Taulant Balla dhe në vend të tij emërohet drejtori aktual i IKMT-së, Ervin Hoxha.

Në CV-në e tij thuhet se për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

Por ai ka kryer edhe detyra të tjera të larta, në nivele drejtuese, si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave.

Më pas ai ka qenë zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Drejtor Kabinetit, Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57 dhe së fundmi drejtues i IKMT.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu