Ministria e Mbrojtjes njofton se është bërë e mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 17 vatrave të zjarrit në territorin e vendit. Megjithatë disa vatra vijojnë të mbeten problematike. Prej ditës së djeshme vijon puna nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj të bashkisë Tropojë.

100 Forca të Armatosura u janë bashkuar përpjekjeve të nisura prej dje, të forcave dhe kapaciteteve operacionale të pushtetit vendor të mbështetura nga 3 helikopterët e KFOR bashke me një ekip nga Kosova. Falë këtyre përpjekjeve është bërë e mundur shmangia e rrezikut për banesat e lagjes Hajdarmataj. Po ashtu puna e forcave operacionale ka bërë që të shmanget kalimi I flakëve drejt banesave në vatrat e zjarrit në fshatin Malecaj dhe fshatin Torovicë, në bashkinë Lezhë, ku gjithshtu janë angazhuar në ndihmë të pushtetit vendor efektivë të FA.

Po punohet nga forcat në një tjetër vatër aktive në fshatin Hoten, Vau Dejës, në vendgrumbullimin e mbetjeve të bashkisë Vlorë, për të cilin janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku të mbështetura nga kapacitete të pushtetit qendror si dhe në një vatër zjarri në bashkinë Konispol, fshati Shalës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu