Ballina Kronike Shkodër/ Vodhi në një banesë dhe tentoi të vidhte në 3 të...

Shkodër/ Vodhi në një banesë dhe tentoi të vidhte në 3 të tjera, arrestohet 46-vjeçari.

Gjatë muajit qershor, vodhi në një banesë dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera, kapet dhe arrestohet 46-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Gazmir B. 46 vjeç, banues në Laç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 46-vjeçari, gjatë muajit qershor 2024, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. D., si dhe ka tentuar të vjedhë në 3 banesa të tjera, në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks