Ballina Kulture “Piano Improvisation Festival”, Santimone dhuron emocione në ”Migjeni”

“Piano Improvisation Festival”, Santimone dhuron emocione në ”Migjeni”

Një përformancë ndryshe, e cila bazohet tek improvizimi i çastit dhe jo e bazuar tek një repertor i parapërgatitur. 

Insert … 

Në teatrin “Migjeni” u ngjit në skenën e “Piano Improvisation Festival” edicioni i dytë, artisti italian Alfonso Santimone. Njohës i thellë i muzikës folkloristike të popujve, transversal dhe eklektik, Santimone është në gjendje të endet duke zbuluar zgjedhje specifike stilistike nga bota e të ashtuquajturit black jazz i mjeshtrave si Monk, Taylor etj., për t’u zhytur më pas në traditën bashkëkohore europiane të kompozimit. 

(Alfonso Santimone: Robertin e njoh prej 20 vitesh kur ishte nje djalosh i ri dhe me fliste shpesh per Shkodren. Jam shume i lumtur qe me ka ftuar ne kete festival qe po con perpara edicionin e dyte. Eshte nje projekt kurajoz qe duhet mbeshtetur. Sa i perket Shkodres mund te them se eshte nje qytet terheqes. Une jam mesuar te improvizoj dhe perpara nje publik. Te luash vetem dhe te improvizosh eshte nje emocion i vecante sepse je i çarmatosur perpara publikut ne nje fare menyre. Nga ana tjeter eshte edhe avantazhi te vazhdosh rrugen drejt sepse nuk eshte askush te te diktoje, pra je i lire te shprehesh idete qe te vijne nga emocionet qe te krijojne njerezit aty, vendi etj.
Sa i perket asaj qe luaj asnjehere se di sepse jo me kot eshte improvizim).

Nën drejtimin artistik të Robert Bisha, ky është një festivali-ritual, unik në gadishullin ballkanik, i bazuar në të gjitha gjuhët që përfshijnë dhe kanë si udhërrëfyes të tyre improvizimin.

Koncerti erdhi nën kujdesin e bashkisë Shkodër, insitutit italian të kulturës dhe qendrës rinore Arka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks