Ballina Aktualitet “Dënimin e Apelit të Posaçëm do e ankimoj deri në Strasburg”, Beleri...

“Dënimin e Apelit të Posaçëm do e ankimoj deri në Strasburg”, Beleri flet nga Rinasi

Fredi Beleri ka folur nga aeroporti i Rinasit, nga ku mbërriti për të fluturuar drejt Athinës e më pas në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se vendimin e dënimit me dy vite burg do ta ankimojë deri në Strasburg.

“Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Nesër ka votime dhe vendime të rëndësishme. Këtej e tutje besoj se do t’i kthehem normalitetit.

Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet. Më 4 gusht besoj se himarjotët do i japin një përgjigje dhe do reflektohet në rezultatet e votimit.

Do e ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare, dhe po nuk gjeta të drejtën do shkoj edhe në Strasburg”, tha Beleri. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks