Ballina Aktualitet “Drejtësia” sot në Kuvend/ SPAK, ILD, KLP e KLGJ do paraqesin raportet...

“Drejtësia” sot në Kuvend/ SPAK, ILD, KLP e KLGJ do paraqesin raportet vjetore të tyre para deputetëve

Sot deputetët rikthehen në Kuvend pas javës së gjelbër për të diskutuar jo vetëm çështjet e qytetarëve, por edhe për një seancë që në fokus të saj do të ketë institucionet më të rëndësishme të drejtësisë.

Në axhendën e seancës plenare janë të përfshira raportimet e këtyre institucioneve, ndërsa të pranishëm do të jenë krerët e tyre.

Seanca do të nisë në 10:00 me raportimin e Olsian Çelës së Prokurorisë së Përgjithshme, kreut të SPAK Altin Dumanit ndërsa raportet vjetore do të paraqesin edhe ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i prokurorisë.

Raportimi i tyre vjen në një kohë kur drejtësia ka në dorë disa dosje të bujshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks