Në temperaturat përvëluese të korrikut, të shumtë janë turistët vendas dhe të huaj që po i arratisen qyteteve dhe bregdetit, për të shijuar magjinë që ofrojnë Alpet e Shqipërisë. Thethi është një prej destinacioneve kryesore, ku freskia e maleve dhe eksperienca unike që ato ofrojnë, po nxit përherë e më shumë turistët që ta eksplorojnë. Një pjesë e tyre të dashuruar me shikim të parë, e të tjerë që nuk hezitojnë të kthehen cdo vit në këto bjeshkë të malësive të mbiShkodrës.
Turisti 1
Vij nga Gjermania dhe është hera e dytë në Shqipëri. Këtu është shumë bukur, pamja fantastike, njërezit e këndshëm dhe që na duan.
Turisti 2
Unë jam nga Londra, është fantastike këtu, e dashuroj ecjen nga Valbona në Theth. Vizituam Syrin e kaltër sot dhe ishte i mahnitshëm, pastaj kjo shtëpi e vjetër është fantastike. Po do t’ja rakomandoj njerëzve të tjerë për tu kthyer këtu.
Turist 3
Eshtë hera e parë në Shqipëri, ne kemi nisur nga Tirana më pas kemi shkuar në Jug, Gjirokastër, Dhërmi, më pas kemi ardhur këtu. Ky vend është fantastik, shumë i këndshëm, do t’ia rekomandoj edhe njerëzve të tjerë.
Turist 4
Jemi nga Gjermania, ështe hera e dytë këtu, kemi qënë edhe para dy vitesh. Ne gjetëm shumë informacion në blog në internet për Thethin, një pamje fantastike përreth absolutisht ja vlen që ta vizitosh. Ka shumë njerëz këtu, shumë miqësor, shtëpitë shumë të pastra, ne ndihemi gjithmonë shumë familjarë me to, është perfekt. Eshtë me të vertetë një vend i këndshëm.
70 kilometër larg Shkodrës, në zemër të Alpeve shqiptare mes tre malesh Radohimës, Shenikut dhe Paplukut, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit, Thethi mbetet një nga luginat më të veçanta në Shqipëri, i shpallur park kombëtar. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura me trashëgiminë kulturore dhe historike, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit, që e kthen këtë zonë në kryeqendër të turizmit malor.