Ballina Kronike I shpallur në kërkim, arrestohet 61-vjeçari në Muriqan

I shpallur në kërkim, arrestohet 61-vjeçari në Muriqan

Policia Kufitare e Muriqanit ndaloi në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian V. F., 61 vjeç, banues në Itali, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e tjera do të kryhen nga Komisariati i Policisë Rinas, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas.

Sektori i Policisë Rrugore i DVP Shkodër arrestoi shtetasit:

-Y. D., 65 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-D. Z., 34 vjeç, banues në Velipojë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. L., 36 vjeç, banues në fshatin Kuç, pasi posedonte një automjet që rezulton i vjedhur në Austri.

•Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. F., 65 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një shtetase, se 65-vjeçarja i ka pushtuar një kioskë në Shirokë dhe e ka kanosur.

•Më datë 10.07.2024, shtetasi B. G., 69 vjeç, ka kallëzuar se kanë tentuar t’i vjedhin disa pajisje shtëpiake dhe një biçikletë, të cilat janë gjetur në rrugën para banesës dhe u sekuestruan në cilësinë e proves materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.

-Ditën e djeshme, shtetasi E. K., 20 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin e tij, në rrugën “Vasil Shanto”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks