Shkodra është bërë përfituese e dy projekte të rëndësishme për ekonominë blu. Lajmin e dha vetë ministrja e e bujqësisë dhe zhvillimit rural Anila Denaj, e cila bëri me dije se projekti i parë është ai i merkatës së peshkut, ndërsa i dyti për zhvillimin e peshkimit artizanal në bregdetin e Velipojës. Implementimi i tyre vjen si pjesë e paketes së madhe prej 25 million euro që Qeveria Italiane i ka dhënë Shqipërisë në formën e kredisë.

Gjatë vizitës në kryeqëndrën e veriut,ministrja Denaj dhe drejtuesit vendore panë nga afër edhe hedhjen e 40 mijë rasat peshku në liqenin e Shkodrës, që ndihmon në shtimin e krapit. Proces që realizohet për herë të parë pas viteve 90-të. Duke shfrytëzuar këtë moment, ministrja Denaj ka kërkuar prerazi nga OMP, Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera ligjzbatuese ndalimin e gjuetisë se paligjshme në liqenin e Shkodrës pasi edhe pse janë hedhur hapa pozitiv në këtë drejtim ende ka denoncime të shumta për gjuetinë e paligjshme në këtë pasuri të të gjithëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu