Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Fier, ku një 39-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij në Fier. Në emisionin e sotëm “Me Zemër të Hapur”, në News 24, 27-vjeçarja, “molla e sherrit”, ka treguar momentet e tmerrit nga krimi.

“Xhimi ishte me kurriz po kalonte anës rrugës. Ky i vajti me vrap. I bërtita Xhimi vrapo por ai kishte telefonin në dorë dhe nuk më dëgjoi. Xhuliano e goditi menjëherë në bark. U hutuam të tërë sepse ishin të pranishëm edhe fëmijët. Donte të godiste edhe mbesën time 3-vjeçe.

Më pas Xhuljano erdhi i qetë dhe u tha fëmijëve “Iku bushi”, thashë faleminderit zotit që nuk ka ndodhur gjë. 4 në zemër 3 në bark. Duart e prera. Nuk ishte në gjaknxehtësi. Ishte me paramendim se ta godasësh aq herë qëllimi është ta vrasësh. Xhimin e gjeta më vonë pa ndjenja në një hyrje pallati. Ishte i mbuluar në gjak”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu