Prane Policise se shtetit pritet te ndertohet nje strukture e posacme e cila pritet te kryeje monitorime ne qytete te ndryshme bregdetare gjate sezonit veror.
Sipas draftit te hedhur ne konsultim publik nga ministria e brendshme, per te garantuar siguri publike gjate sezonit turistik ne zonat ku ka fluks te pushusve do te ngrihen stacione shtese ose sherbime shtese te policise se shtetit.
Sipas dokumentit kjo nisme parashikon parametrat e sigurise ne komunitet dhe reformimin e sherbimit policor.
Gjithashtu edhe inspektimet per sigurine ushqimore ne subjektet qe ushtrojne aktivitete do te mbikqyrë me qellim per te siguruar kushtet e mira te trgtimit.
Nje tjeter element eshte edhe prishja e qetesise publike ne zonat urbane si dhe ne zonat turistike lidhur me nivelin e zhurmave ne zona te caktuara.
Nderkohe edhe per ushtrimin e aktiviteteve zbavitese, ne mjete lundruese per parandalimin e ngjarjeve te mundshme gjate lundrimit,do te ngrihet nje njesi policore detare e cila do te monitoroje procesin.
Rritja e sigurise ne komunitet sipas aktit do te sjelle uljen e vperave penale, dhe rritjen e kontrollit te territorit.
Kostoja e pergjithshme e perllogaritur per startegjine e sigurise se komunitetit per 2024-2026 eshte rreth 14 miliarde leke.