Ai kishte në trup disa plagë të shkaktuara me thikë ndërsa dyshohej se dyshohet se autorët e kanë plagosur dhe më pas e kanë hedhur nga vetura në rrugë dhe më pas janë larguar.
Mësohet se ky person ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme ndërkohë që ishte në spital e po trajtohej. Mbi ngjarjen, policia bën me dije se një nga autorët është identifikuar dhe vënë në pranga.
“Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë.
I dyshuari lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit”, thuhet në njoftimin e policisë.