Për herë të parë në Shkodër, këshilltarët bashkiak të PS – PD dhe PSD njëzëri votuan kundër propozimit për rritjen e tarifës së ujit, e kërkuar nga ndërmarrja rajonale e ujësjellës – kanalizime për veriun. Ishin dy përfaqësuesit e kësaj shoqërie që përpara këshilltarëve, në një mbledhje maratone që zgjati për 3 orë e 30 minuta, arsyetuan kërkesën për rritje të tarifës së konsumatorëve nga 40 në 70 lekë për m3.

Pa bazë ligjore, logjike dhe morale e cilësuan këshilltarët propozimin në fjalë, duke e akuzuar shoqërinë për keqmenaxhim, pasi po faturon paguesit e rregullt dhe favorizon abuzuesit. Në Shkodër janë mbi 10 mijë abonentë afrore dhe humbjet administrative rezultojnë në 60%, që sipas tyre janë këmbanë e fortë alarmi për këtë shoqëri.

Kjo shoqëri është tashmë Shoqëri Aksionare me pjesëmarrjen e Ministrisë së Infrastrulturës në masën 51% dhe të 5 bashkive të qarkut të Shkodrës, të gjitha bashkë me 49% të aksioneve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu