Mjekja Alketa Ymeri Pere një nga doktorët e spitalit Onkologjik që janë më masë sigurie pas skandalit të trajtimit të pacientëve me kancer ka thyer heshtjen. Ajo ka folur për gazetarët tek prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime. Por në vend që të fliste për skandalin ku është e përfshirë me dokumente, Ymeri është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media.

Pere: Kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti me kancer të hskojë në privat. Duhet të hetohen të gjitha spitalet private. Duhet një ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Falenderoj edhe prokurorin. Unë do të flas në media, sot kam ardhur të mbroj veten sepse jam e pafajshme. Ju bëj me dije medieve, se nuk punon në asnjë klinikë private. Më keni mërzitur ju gazetarët se më keni shtrembëruar edhe fotot. Duhet ruajtur etika sepse për atë keni mbaruar. Unë e ruaj etikën me pacientët, sepse e di mirë çdo të thotë një pacient me kancer se kam vetë. duhet të ndryshojë struktura dhe pajisjet e spitalit. Jam shumë e lumtur me prokurorin për çështjen. Në spitalin tonë nuk ka shkelje, mund të ketë dikush që i drejton në spitalet private, por duhet sqaruar mirë se kush i drejton në privat pacientët dhe ku drejtohen në privat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu