Kristjan Cenaj i vënë nën akuze për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokurori i Lezhës Françesk Ganaj, i cili dha ne gjykate konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje.

Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco e cila do të vendose, për fatin e 31-vjeçarit Kristjan Cenaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit tetor të vitit 2022, kur u arrestua nga policia me kerkese të prokurorisë.

Kujtojmë se Cenaj vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Mariglen Gjonaj për t’i grabitur orën Rolex. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015 në Kurbin. Ndërsa eshtrat e 16 vjeçarit u gjetën në 2022.

Ekzaminimet mjeko ligjore të kryera pas gjetjes se trupit të viktimës në prill të vitit 2022 identifikuan nje dëmtim në kokë që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e goditjes me sende të forta qe i kane shkaktuar atij edhe vdekjen. Autori i dyshuar, Kristjan Cenaj, mendohet se ka vepruar i vetëm për grabitjen dhe vrasjen e adoleshentit, konkluzion qe është arritur nga prokuroria e cila kreu disa hetimet për ngjarjen.

Kristjan Cenaj ishte mbajtur nen vëzhgim pas gjetjes se kufomës se dekompozuar në rrugën e fshatit Adriatik të Fushe Kuqes për tu arrestuar, ndërsa po kthehej nga Italia në aeroportin e Rinasit ku jetonte prej vitesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu