Ndahet nga jeta poeti i njohur, Agim Doçi.

Lajmi konfirmohet mga miqtë dhe të afërmit përmes rrjeteve sociale. Agim Doçi u shtrua në spital më 22 qershor në gjendje të rëndë shëndetësore. QSUT tha se poeti kishte pësuar ishemi cerebrale. Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’ia dalë duke mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.

Jeta e poetit

 

Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948. Është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar. Ēshtë arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990. Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Këtu vlen të përmendet kënga kushtuar Kosovës, “A vritet pafajësia” e kënduar nga Leonora Jakupi. Kjo këngë doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Këngëtarja ja dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës dhe ka qenë pena e Agim Doçit që ktheu në ndjenjë reale gjithë përjetimet e popullit të Kosovës. “Mos ja prishni lumturinë” kënduar nga e madhja Parashqevi Simaku është një tjetër tekst që mban “vulën” e Agim Doçit si tekstshkrues. Po ashtu edhe “Nata” e kënduar nga Aurela Gaçe ka si autor teksti poetin 76-vjeçar që u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne. Agim Doçi është autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës./ newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu