Ballina Aktualitet Zgjedhjet në universitetin “Luigj Gurakuqi” nuk kanë ende fitues. KIZ “mban peng”...

Zgjedhjet në universitetin “Luigj Gurakuqi” nuk kanë ende fitues. KIZ “mban peng” vendimin

KIZ, ka miratuar tabelat përmbledhëse të rezultatevë të zgjedhjeve për Rektor në Universitetin e Shkodres, por nuk ka shpallur vendimin dike iu referuar afatit dy ditor që kandidatet kanë për ankimin. Kandidati fitues i zgjedhjeve, prof.dr Tonin Gjuraj e quan absurditet dhe akuzon anëtarët e këtij komisioni se po e mbajnë peng procesin.

Rezultati zgjedhor përfundimtar i certifikuar nga komisioni zgjedhor është 93 vota për Tonin Gjuraj apo 47.7%, Rajmonda Këçira 90 vota apo 46.7% dhe Nertila Ljarja Haxhi 9 vota apo 5.4%. Zgjedhjet në universitetin e Shkodrës u shoqëruan me tensione dhe akuza për parregullsi në proces ndërsa mbetet universiteti i vetëm në vend që nuk ka certifikuar rezultatin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks