Emergency lights flashing on police cars at night at the scene of an accident or crime.

Një 75-vjeçar në Kalimash të Kukësit është vetëvrarë me armë zjarri. Kanë qenë familjarët e tij, të cilët e kanë gjetur në banesë pas vetëvrasjes të moshuarin.

“Rreth orës 14:30, në fshatin Kalimash, Kukës, në banesë është gjetur nga familjarët dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri shtetasi rreth 75 vjeç”, thuhet në njoftimi e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu