SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj ish ministres së shëndetësisë, aktualisht ministre e arsimit dhe sportit, Ogerta Manastirliu. Procedimi mban numrin 81, të vitit 2024 për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ky procedim është regjistruar pas kallëzimit të bërë nga deputetja e PD Albana Vokshi në vitin 2020, për keqmenaxhimin dhe abuzimin me fondet e Covid-19, kohë në të cilën Manastirliu drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Referuar kallëzimit të bërë nga Vokshi aso kohe, pretendohet se Manastirliu ka bërë tendera sekretë gjatë kohës që ishtë ministre e shëndetësisë. Spak po kryen veprime hetimore për Manastirliun, e cila në muajin shkurt u thirr në Prokurorinë e Posaccme për tu marrë në pyetje, për një ccështje që ajo e cilësoi sekret hetimor. Pak javë më parë, Vokshi ka bërë një kallëzim shtesë për Manastirliun, duke shtuar në të, prova për tendera.